20:31 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Beqiri hap turneun tradicional në futsall

Sot në Prishtinë ka filluar Turneu Ndërkombëtarë në futsall, “Adem Jashari”.

Ky turne tradicional, i organizuar për nder të Epopes së UÇK-së, u hap nga zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ismet Beqiri.

Në këtë turne do të marrin pjesë gjithsejt katër ekipe, dy nga Kosova: Liburni dhe FC Prishtina 01, dhe dy nga Maqedonia e Veriut: FC Shkupi dhe nga Mali i Zi: FC Ulqini.

Më poshtë statusi i zëvendësministrit Beqiri:

Sot në Prishtinë filloi Turneu Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Futsall.
Ky Turne tradicional organizohet për nder të Epopes së UÇK-së.
Isha i nderuar të bëj hapjen e tij, ku po marrin pjesë ekipet nga Kosova: FC Liburni dhe FC Prishtina 01, nga Maqedonia e Veriut: FC Shkupi dhe nga Mali i Zi: FC Ulqini ⚽️??‍♂️.
Suksese ekipeve pjesëmarrëse.