17:44 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Beqiri i reagon Thaçit: E shtrembërove mendimin e Rugovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më parë deklaroi se Ibrahim Rugova ka qenë pro shkëmbimit të territorve me Serbinë.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se ai është për korrigjimin e kufijve, ndërsa ish-presidenti Ibrahim Rugova ka qenë për shkëmbimin e territoreve.

Këtë krahasim të Thaçit, sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri po e quan qesharak dhe as në kohë e hapësirë, transmeton Indeksonline.

Beqiri thotë se krahasimi i mendimeve që ka bërë Thaçi është shtrembërim i mendimeve të Rugovës.

Ai ka thënë se ata që pas shumë viteve nuk e kuptojnë Presidentin Rugova, fjalët dhe vlerat e tij, nuk do ta kuptojnë kurrë, sepse janë imitues të dobët.

Beqiri

Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje të redaksisë:

Krahasim dhe citim qesharak
As në kohë as në hapësirë

As unë si bashkëpunëtor i tij,nuk e marr të drejtēn të them qka ai ka menduar,por kam të drejtën të them atë që kam ndëgjuar nga ai,për aq sa ka thenë për këtë çështje,ose ta them mendimin tim.
Atë që ka thēnë Presidenti Rugova në 1994,me tentuar me bërë krahasim me sot,( në 2018)dhe me shtrembëruar mendimin e tij,kjo bëhet për konsum ditor.

E para,Presidenti Rugova ka fol kur nuk ishim shtet,kur luftonim me bërë shtet,kur ishin disa opsione,por kryesori të pavarsohemi nga Serbia,…ne tani veq 10 vite jemi shtet z.Thaqi me kufinjet tonë.
E dyta kur ka fol kunder ndarjes se Kosoves,por per shkembim,nga po e dini zotëria juaj që në atë shkëmbim ai ka menduar se do të duhej përfshir jo vetëm Lugina,e jo edhe teritor të Maqedonisë,Malit të Zi…atëhere kjo edhe ka mund tē mendohej,por sot kjo kuti e Pandorës,është e vështirë në mos e pamundur të hapet,e ne dhe miqët tonë mendojm që kjo nuk bën të hapet.
E treta me çlirimin e Kosovës,Presidenti Rugova veq nje synim ka pasur shpalljen e Republikës së Kosovës dhe integrimin e saj Euroatlaniik,e tani jemi shtet me kufinjët tonë,
E katërta,Ajo qka dihet, ai ka qen shumë i menqur,i matur,vizionar,kur ka fol për këto dhe tema tjera,nuk ka qen hipokrit,avanturier,jo realist,ai nuk ka hy “në mal pa sakicë”
E pesta: sipas zotërisë tuaj,ju jeni edhe më “vizionar”se ai,sepse po folni për “korigjim”,jo ndarje,jo shkēmbim…ai paska pasur me dhënë diqka për të marrë diqka,e ju jo,.Juve babadimri veq ka me ju dhënë.
Kujt po ia ,,shitni,,këtë?doni të merrni diqka pa dhënë asgjë,ajo që thoni ju është lojē,por e rrezikshme dhe jo ligjore.

Për fund,disa edhe shumë vite nuk do të arrijn të kuptojn Presidentin Rugova,fjalët e tij,vlerat e tij,e disa këtë nuk do ta kuptojn kurrë,sepse e kanë me hile,janë imitues të dobët.
Me rëndësi qytetarët e kanë kuptuar,e kanë dashur dhe e kanë përkrahur.
I.Beqiri/Indeksonline/