19:26 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Beqiri në pritjen për ditën nacionale të Francës në Nju Jork [Foto]

Deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri po qëndron në SHBA konkretisht në Nju Jork për një vizitë disa ditore. Beqiri sot ka qëndruar në Qendrën kulturore të Francës, respektivisht në Manhatan të Nju Jorkut për ditën nacionale i ftuar nga ambasadori francez, François Delattre së bashku me ambasadoren  e Kosovës, Teuta Sahatqia, shefja e Misionit në këtë vend.

Po ashtu ai ka treguar se janë takuar edhe me ambasador të shteteve të ndryshme.

Ndër ambasadorët që Beqiri ka takuar janë: Christoph Heusgen, Ambasadori gjerman në OKB, Jonathan Cohen, zv.ambasador amerikan, Koro Bessho, ambasadori i japonez në OKB, zonja Darja Bavdazh, ambasadorja e Sllovenisë, pastaj ambasadoret e Egjiptit, Portugalisë, Ukraines, Pakistanit, Tuniziisë, Monakos e të tjera, transmeton Indeksonline.

Përmes një statusi në Facebook, sekretari i përgjithshëm i LDK-së tregon se kanë biseduar për sfidat që po kalon Kosova. Sipas tij, në veçanti rreth propagandës dhe luftës që po bënë Serbia në raport me disa shtete që kanë njohur shtetin tonë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Në Qendrën kulturore të Frances,në Manhatan të Neë Yorkut,ftuar nga ambasadori i Francës z.François Delattre,së bashku me ambasadoren tonë,shefen e Misionit në Neë York zonjen Teuta Sahatqia,morëm pjesë në pritjen e organizuar me rastin e ditës nacionale te Frances.

U takuam me shumë ambasador të shteteve të ndryshme: z.Christoph Heusgen,Ambasadori gjerman në OKB,z.Jonathan Cohen,zv.ambasador amerikan,z.Koro Bessho,ambasadori i japonez në OKB,zonja Darja Bavdazh,ambasadorja e Sllovenisë,pastaj ambasadoret e Egjiptit,Portugalisë,Ukraines,Pakistanit,Tuniziisë,Monakos etj.

I njohtuam për sfidat nëpër të cilat po kalojm dhe nevojën që të përkrahet edhe mëtutje shteti ynë i ri.

Në veqanti rreth propagandës dhe luftës që po bēnë Serbia,në raport me disa shtete që kanë njohur Kosovën.

Shtruam nevojën e madhe që Kosova të jetë sa më parë në OKB,të jetë nē mesin e kombeve tjera,aty ku e ka vendin,në ketë Organizatë të madhe botërore.

Urime Francës dhe qytetarëve të saj Dita nacionale./Indeksonline/