16:32 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Berberi që po i “qeth” Kombëtaret në Rusi (Foto)

Franca të shtunën do të ndeshet me Perunë në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.

Berberi i Paul Pogbas ka udhëtuar nga Londra për tu kujdesur për pamjen e futbollistëve të Kombëtares franceze, shkruan indeksonline.

Ahmed Alsanawi ka udhëtuar në Moskë dhe ka punuar rreth 18 orë pa u ndalur për t’iu rregulluar flokët “gjelave”.

Ai do të rikthehet në Angli, mirëpo pret telefonata të tjera për të udhëtuar përsëri në Rusi.

Frizeri ka thënë se në ditët e ardhshme do të kthehet për Kombëtaren e Belgjikës, Nigerisë dhe ndoshta edhe të Anglisë.

Ai është gjithashtu në bisedime me Pogban për një stil të ri. /IndeksOnline/

 

Temat: