19:06 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fjalët e Mulaomerovic dhe Berishës para ndeshjes së Kosovës me Rumaninë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Eurobasket 2021.

Dje, Përfaqësuesja ka zhvilluar seancat e para stërvitore, teksa ende nuk është kompletuar.

Por, trajneri, Damir Mulaomerovic dhe kapiteni, Dardan Berisha, janë shprehur optimistë për dy ndeshjet e radhës, transmeton IndeksOnline.

Atmosferë shumë e mirë në taborin e Përfaqësueses A, optimizëm për duelet e radhës

“Atmosfera në ekip shumë është e mirë, por meqë nuk kanë mbërri të gjithë lojtarët, fillimisht në dispozicion i kam nëntë lojtarë dhe e kam të pamundshme të punoj në taktikë. Po ashtu kemi probleme me basketbollistët amerikanë, që janë të natyralizuar”.

”Do të shohim se si shkojnë punët me ta, por këta lojtarë që janë këtu janë mirë me kondicion dhe me disponim dhe nëse vazhdohet kështu, jam i sigurt që mund të bëjmë punë të mirë”, tha trajneri.

Kurse, Berisha tha: “Kemi filluar me përgatitje, ndërsa që po presim të na bashkohen edhe basketbollistët tjerë. Atmosfera është shumë e mirë. Sigurisht që të gjithë do ta japim maksimumin tonë dhe shpresojmë të paraqitemi sa më mirë në këto ndeshje shumë të rëndësishme”./IndeksOnline/