Valon Berisha: Duhet të fitojmë ndaj Maltes, që ta kemi më lehtë në shtëpi
Valon Berisha shpreson në fitore ndaj Maltës të shtunën, në mënyrë që të jenë më të liruar psiqikisht për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit në shtëpi.
Mesfushori i Kosovës thotë se po punon shumë edhe personalisht, për t’u rikthyer në formën më të mirë, pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë.
“Kemi punuar mirë në stërvitje, duhet të fitojmë ndaj Maltës, që ta kemi më lehtë në shtëpi ndaj Azerbajxhanit”, u shpreh Berisha.
“Duhet të bëjmë më të mirën ndaj Maltës. Ndihem mirë dhe jam afër formës më të mirë”, shtoi ai.
Kosova luan të shtunën në udhëtim ndaj Maltës, derisa tri ditë më pas, me 20 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri e pret Azerbajxhanin, ndeshja e fundit në Grupin 3 të Ligës D, aty ku prin Kosova me 8 pikë.