17:14 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Berisha për Betejën e Koshares: U luftua në borë e shi e nën breshërinë e plumbave të armikut

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë marrë  pjesë sot në shënimin e përvjetorit të 19-të të fillimit të Betejes së Kosharës, në Koshare.

Përmes komunikaes thuhet se fillimisht është intonuar himni kombëtarë si dhe janë vu kurorë lulesh për nderë të jetës dhe rënies së dëshmorëve të kombit.

Me këtë rast, ministri Rrustem Berisha pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, krerët e shtetit, përfaqësuesit e institucioneve, veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve bëri një retrospektivë të luftës së Brigadës 138 ,,Agim Ramadani”, të përjekjeve dhe sakrificës për liri të luftëtarëve të saj:,,Jemi mbledhur këtu, sikurse çdo vit, më 9 prill për të kujtuar të rënët dhe të gjallët, të cilët me pushkë në dorë e bënë atë që gjenerata të kësaj toke e kishin pritur për gati një shekull’’”, ka thënë Berisha.

Ministri Berisha, duke qenë se ka komanduar gjatë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare me këtë Brigadë, tha gjithashtu se: “këtu u luftua, nga Rrasa e Zogut, deri në Morinë, nga Bjeshkët e Padeshit, deri tek Livadhi i Shabanit e më tutje. U luftua ditë për ditë, e natë për natë, në borë e në shi, e nën breshërinë e plumbave e predhave të armikut.

Edhe sot, si ministër i FSK-së  dhe gjithmonë, pavarësisht ku do të na shpie detyra, në shërbim të atdheut, une do të jem krenar që Zoti e deshi, të jem unë, në krye të kësaj beteje”.

Ky manifestim, për të 19-tën herë u zhvillua në Koshare, dhe u mbajt në kuadër të manifestimit,,Ditët e Shqipes”./Indeksonline/