21:31 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Berisha: Protesta e 27-janarit, leksioni më i hidhur për Ramën

Sali Berisha deklaroi se më 27 janar, qytetarët shqiptarë duhet t’i japin Edi Ramës leksionin e merituar.

Sipas ish-kryeministrit, kjo protestë do të jetë leksioni më i hidhur për Ramën.

Në studion e lajmeve të Ora News, Berisha u shpreh se shumë shpejt do të dalin dokumente ku Edi Rama del “si lukuni pas plehrave”.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Ne presim që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën e shpresës së shqiptarëve.

Berisha më tej tha se kjo protestë do të jetë leksioni më i hidhur për Edi Ramën dhe këtë leksion do t’ia japin vet qytetarët.

Së shpejti do të ketë dokumente ku del Edi Rama si lukuni pas plehrave.

Temat: