Studentët militantë të PS-së i bëjnë pyetje Edi Ramës live në TV
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas pyetjeve të disa studentëve në studion e Top Channel për Edi Ramën.
Berisha ka publikuar foto të dy studentëve që bënë pyetje për Ramën lidhur me protestat.
E në këto fotografi, shihet se studentët në fjalë janë të afërt të Ramës, pra simpatizantë të tij.
“Ketij i thone emision! Ja studenti i pare qe i ben pyetje Rames ne Top Channel, i“depolitizuari” Marjo Hysenlliu. Studentja e pyetjes se dyte, Anxhela Bakiasi anetare e FRESH”, ka shkruar Sali Berisha, duke bashkangjitur fotografitë tyre.
Studentja Angjela Bakias tha se poblemi kryesor për studentët në Shqipëri është pikërisht mospërfillja e tyre nga vet universitetet.
Ndërsa, Edi Rama ia ktheu se si Qeveri janë të gatshëm të ofrojnë kushte më të mira dhe tu plotësojnë kërkesat./Indeksonline/