11:05 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / B O

Berisha shënon gol, më pas ndodhë e papritura, rrahen bashkëlojtarët!

Skena të rralla dhe të turpshme kanë ndodhur në ndeshjen e djeshme në kampionatin norvegjez mes Kristiansund e Viking.

Veton Berisha ka shënuar gol në fundin e ndeshjes për të konfirmuar formën e lartë te Viking.

Por vetëm pak minuta pas golit, dy bashkëlojtarët e tij Brekalo dhe portieri Gunnarson u përfshin në konflikt fizik.

Madje portieri ra për toke kur Brekalo e shtyeu në gjoks, duke bërë që gjyqtari kryesor ta përjashtojë nga ndeshja./Indeksonline/