11:52 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Berisha shënon në Ligën e Kampionëve (Video)

Po vazhdon forma e shkëlqyer e kosovarit Besart Berisha, i cili ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar për rezultatin 1 me 1  në minutën e 36’të, kundër Kawasaki Frontale, shkruan IndeksOnline.

Ky ishte goli i dytë i Berishës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe 45 minuta tjera në ndeshjen Kawasaki 1-1 Melbourne./IndeksOnline/