10:37 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Berisha thirrje të fortë: Rama po shpall luftë, por ne…

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë lidhur me incidentin e ndodhur ditën e sotme në Kuvend, ku pati përplasje mes deputetëve të PD-së dhe gardës së Republikës së Shqipërisë.

Duke folur nga foltorja, Berisha tha se ngjarja e ndodhur është një incident i paprecedentë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Parlamentit.

“Kryehorri, pis pisi, që do sot të bëhet kryeprokuror, fut Gardën në një akt të pashembullt për të ndërprerë të drejtë e fjalës që e mora në përputhje me procedurën, ky horr shpall luftë në  parlament dhe të jetë i bidnur që do i qëndrojmë pikë për pikë kushtetutës. Kryepisi, kryehorrit të vendit që kërkon sot të bëhet kryeprokuror”- tha Berisha.