15:24 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Berlusconi: Futbollistëve të huaj në Itali nuk u shqiptohen dot as emrat

Silvio Berluskoni është nga ata që ka fituar pafund me Milanin, mirëpo tani drejton një klub modest si Monza. Në një intervistë për “Rai3”, ish-presidenti i Milanit është shprehur se futbolli modern nuk është më aq tërheqës. Madje disa kohë më parë ai ndaloi që Monza të kishte futbollistë me tatuazhe dhe mjekër të gjatë.

“Te Milani kisha suksese për 30 vite. Tani, shikoj shumë ndeshje në Itali ku skuadrat kanë futbollistë të huaj. Ata janë me mjekër të gjatë dhe flokë të paprera. Madje kanë tatuazhe dhe vëth. Futbollistëve të huaj nuk u shqiptohen dot as emrat. Futbolli po kthehet në agresion fizik dhe nuk më pëlqen ky futbolli modern”, u shpreh Berluskoni.