21:51 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Berlusconi shumë afër të blejë skuadrën italiane

Silvio Berlusconi është i gatshëm të kthehet në futboll, por jo në Milano.

Ish-presidenti i Milanit është një hap larg të marrë përsipër aksionet e skuadrës nga Serie C, Monza, shkruan indeksonline.

Siç është raportuar nga Sky Sport, Berlusconi është në diskutime për të marrë klubin udhëhequr nga Nicola Colombo, dhe në këtë përvojë të re do të bashkohet përsëri edhe Adriano Galliani , i cili, pas aventurës në Milan është i gatshëm për të shoqëruar edhe një herë ish-kryeministrin e Italisë në blerjen e Monza.

Berlusconi dhe Galiani drejtuan Milanin për më shumë se 30 vjet duke fituar gjithçka të mundshme. /IndeksOnline/