Mediat italiane terrorizojnë Bakayokon pas performancës së dobët
Mesfushori i Chelsea, Tiemoue Bakayok u huazua tek Milano këtë sezon pas një kampanje të dobët me ekipin londinez.
Por ai po e ka problem ta fitoj simpatinë e italianëve. Mediat italiane e kanë kritikuar Bakayokon pas performancës së dobët kundër Olympiacos në Europa Ligë, transmeton Indeksonline.
“Të jep mendimin se topi është duke u djegur kur ai e ka” tha Corriera Dello Sport për performancën e francezit.
“Konfuz dhe helaq” e përshkroi Tuttosport performancën e mesfushorit
Kurse La Gazzetta dello Sport e quajti si të tmerrshme lojën e francezit.
Bakayoko erdhi në Itali në muajin gusht në formë huazimi me mundësi blerje. Deri më tani ka luajtur gjashtë ndeshje për Milanon. Nga këto gjashtë ndeshje, ‘kuq e zinjtë’ kanë fituar vetëm dy./Indeksonline/