Bes Kallaku tejet i emocionuar për shtatëzaninë e Xhensilës (Foto)
Më në fund këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj konfirmoi lajmin se ajo është në pritje të ëmbël.
Bukuroshja dje ka postuar disa fotografi teksa shihet me barkun e fryrë. E emocione se do të bëhet baba po ka edhe bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, shkruan Indeksonline.
Ky i fundit në llogarinë e tij Instagram ka postuar disa fotografi ku shihet me Xhensilën, ndërsa ka shkruar: Kur jeten ta bekojn te mirat qe vijne, edhe mbi te gjitha ata qe ti sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit. Jete qe sjell jete!
Ndryshe ka javë që në mediat rozë kishte qarkulluar lajmi se çifti tashmë janë në pritje të fëmijës së parë, madje thuhet se do të jetë vajzë./Indeksonline/