12:48 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Bes Kallaku urim për tre femrat më speciale të jetës së tij (Foto)

Bes Kallaku, aktori i njohur i humorit ka një urim special për gratë më të rëndësishme të jetës së tij për 8 mars.

Ai ka uruar nënën e tij, Shpresën pastaj gjyshen e tij, Ijen dhe sigurisht dashurinë e jetës së tij Xhensilën.

“Urime 8-Marsin, Nena(Shpresa) qe me linde, me dhe jeten, Ija qe me rrite me lule dele, Xhensila qe me lumturove ditet.” ka shkruar Besi në urimin e tij.

Ndryshe, ai është shumë i afërt dhe i kujdesshëm për femrat e jetës së tij./Indeksonline/