22:03 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Besart Berisha investon fuqishëm, blen banesë në bregdetin e shtetit fqinj (Foto)

Besart Berisha është duke shijuar në maksimum pushimet pas një sezoni fantastik me Melburne Victory ku u shpall kampion i Ligës Australiane.

Ai tashmë ka blerë një banës në bregdetin e Budvas në Mal të Zi.

Siç mëson Indeksonline, çmimi i banesës kap shumën e gjysmë milioni euro.

Ai këtë banesë e ka blerë nga pronari i Feronikelit, Naser Ramaj.

Besart Berisha po afrohet edhe më shumë me vendlindjen që i ka mungur që kur u transferua në kontinentin e largët.

Kujtojmë se Besart Berisha ka zhvilluar një ndeshje për Kosovën. /IndeksOnline/