14:54 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Besart Berisha shënon në Ligën e Kampionëve, por mposhtet nga Hulk dhe Oscar (Video)

Besart Berisha ka shënuar një gol në humbjen e skuadrës së tij Melbourne Victory.

Klubi i kosovarit, u mposht me rezultat të thellë 4 me 1 nga ekipi kinez Shanghai SIPG, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë, shkruan IndeksOnline.

Për kinezët golat i shënuan: Hulk, Wu Lei dhe Oscar (2).

Të vetmin për ekipin nga Australia e shënoi Berisha në minutën e 69’të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Melbourne mbetët në pozitën e tretë me vetëm një pikë, kurse SIPG në të parin me gjashtë pikë./IndeksOnline/