08:40 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Besiktas gjen zëvendësuesin e Tosun (Foto)

Skuadra e Besiktasit e ka gjetur zëvendësuesin e Cenk Tosun.

Futbollisti i Kombëtares së Turqisë është afër largimit nga Besiktasi dhe të transferohet në Premierligë, të skuadra si Everton, Crystal Palace apo edhe Newcastle United.

Sipas mediave turke, klubi i Besiktasit menjëherë e ka gjetur zëvendësuesin e sulmuesit turk. Bëhet fjalë për Demba Ba, ish-sulmuesin e Chelseat.

Nëse dështon sulmuesi senegalez, atëherë klubi turk ka planin e dytë, transferimin e sulmuesit të njohur, Samuel Etoo./IndeksOnline/