Karius: Ramos nuk më kërkoi asnjëherë falje
Pas finales së Champions Leagues në sezonin e kaluar ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, Loris Karius u konsiderua fajtori kryesor për humbjen e ”Të Kuqëve” pas dy gabimeve amatoreske.
Portieri gjerman tani ka folur për gazetën, Bild rreth këtyre gabimeve si dhe me incidentin e tij me Sergio Ramos.
”Askush nuk do t’i di kurrë këto gjëra si dhe rrjedhat e gabimeve që unë bëra në fushë”.
”Nuk është një justifikim, por vetëm një shpjegim”, tha portieri i Besiktasit, transmeton IndeksOnline.
”Unë nuk e di nëse Sergio Ramos më lëndoi me qëllim. Vetëm ai e di këtë, por nuk është me rëndësi”.
”Megjithatë, ai kurrë nuk më kërkoi falje mua”.
”Është e vështirë të imagjinohet se si i kam bërë unë këto gabime”, përfundoi Karius./IndeksOnline/