Gabimi trashanik i Karius i kushton rëndë Besiktasit, fillojnë kritikat drejt tij
Dështimi i Liverpoolit, Loris Karius ka vazhduar të marrë kritika edhe dje pas një gabimi trashanik në debutim për Besiktasin.
25-vjeçari ka pasur rast perfekt që ta rimëkëmë karrierën e tij pasi iu bashkua klubit turk në huazim këtë verë.
Megjithatë, dukej se do të ishte një start i mirë për Besiktasin, pasi Ryan Babel shënoi golin e epërsisë.
Karius bëri disa pritje të mira në këtë ndeshje, dhe dukej se ai do ta ndihmonte skuadrën e tij të fitonte, transmeton IndeksOnline.
Me vetëm pesë minuta të mbetura deri në përfundim të lojës, shpresat e tij për ta mbajtur portën e paprekur morën fund.
Tifozët reaguan menjëherë në rrjetet sociale rreth pozicionimit të portierit gjerman kur Diafra Sakho priti një krosim.
Dhe derisa Karius u pozicionua keq, ish-anëtari i West Hamit ”vodhi” topin dhe shënoi golin e barazimit.
”Karius duhet të bëhet model apo diçka tjetër”, shkroi një përdorues i Twitterit.
Not exactly the debut Karius was hoping for. pic.twitter.com/IXveJ7bdS5
— Artur Petrosyan (@arturpetrosyan) September 2, 2018
Një tjetër shkroi: ”Jo saktësisht debutimi, për të cilin Karius ishte duke pritur”./IndeksOnline/