15:54 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Besiktas afër marrëveshjes me yllin e Leicesterit (Foto)

Skuadra e Besiktasit është duke kërkuar një sulmues pas largimit të Cenk Tosun në Premierligë te Evertoni.

Sipas mediave angleze, klubi turk është në bisedime me lojtarin e Leicester Cityt, Islam Slimani.

29-vjeçari u transferua në Premierligë gjatë vitit 2016 nga skuadra e Sportingut. Algjeriani ka bërë afro 35 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola./IndeksOnline/