Besiktasi i Rashicës dhe Muçit mposhtin Fenerin e Jose Mourinhos
Skuadra e Besiktasit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 15-të në Superligën e Turiqsë, pasi minimalisht 1:0 fitoi ndaj Fenerbahces.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi italian, Ciro Immobile në minutën e 73’të, shkruan Indeksonline
Dy lojtarë shqiptarë luajtën në këtë përballje, Milot Rashica deri në minutën e 78’të dhe Ernest Muçi, i cili u rikthye nga lëndimi dhe luajti vetëm 6 minuta.
Me këtë fitore, Besiktas shkon në kuotën e 25 pikëve në pozitën e 4-të, kurse Feneri i Jose Mourinhos mbetët në vendin e dytë me 32 pikë./Indeksonline/
İmmobile 🦅#BJKvFB pic.twitter.com/tBx7vazQMF
— 𝙀𝙢𝙞𝙣𝙣 (@emin_diyebiri38) December 7, 2024