75 Mall Live Search
21:51 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Besiktasi mban gjallë shpresat për titull (Video)

Skuadra e Besiktasit ka arritur fitore në xhiron e 32-të të Superligës së Turqisë.

Besiktasi mposhti 2 me 0 ekipin e Kayserispor, duke mbajtur gjallë shpresat për titull, shkruan IndeksOnline.

Dy golat e vetëm në këtë takim u shënuan në pjesën e parë. Në minutën e 31’të shënoi Dusko Tosic, kurse në minutën e fundit të pjesës së parë (45’të) shënoi Adriano.

Me këtë fitore, Besiktasi tani ngritët në kuotën e 65 pikëve, katër më pak se lideri Galatasaray.

Dy ndeshjet e fundit Besiktasi i luan, ndaj; Osmanlispor dhe Sivasspor./IndeksOnline/