11:38 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / MSH

Besimtari i shpëton mrekullisht llambadarit, që ra në Xhaminë e Çarshisë

Llambadari që gjendet në hollin kryesor të Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë është rrëzuar dje.

Llambadari ra nga tavani i xhamisë në momentet kur një person po falej. Fatmirësisht, ai nuk u lëndua.

Indeksonline ka vizituar sot xhaminë, e cila është mbyllur për renovim.

Nga xhamat e saj vihet re llambadari i cili akoma nuk është larguar nga ambientet e xhamisë.

Më poshtë video e plotë: