19:19 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Besnik Kollari zbulon listën e Kosova U17

Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Besnik Kollari e ka bërë publike emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet në “Elite Round” që do të zhvillohen në Zvicër.

Lojtarët e ftuar vijnë kryesisht nga Gjermania e Zvicra, ndërsa ka edhe nga futbolli i Kosovës.

Kosova U17 ndodhet në grup me Spanjën, Greqinë dhe Ukrainën.