16:39 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Beteja për shëndetin e njeriut BASHKË me betejën për mbrojtjen e ekonomisë!

Deputet Gazmend Abrashi


Në këtë situatë emergjente të shkaktuar nga Pandemia duhet reaguar m
urgjencë edhe në ekonominë e vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve të saj.
Duke marrë shembull reagimet e shteteve Evropiane dhe të rajonit propozoj:
 Shpërndarjen për secilin qytetar të Kosovës, mbështetje të
menjëhershme në vlerë 100 euro. Mbështetje e cila do të shpërndahej
përmes komunave dhe evidencave nga ekstrakti familjar për disa
familje, në cdo cep të Kosovës.
Kjo mbështetje do të ndikojë në mirëqenien e familjeve në këto ditë të
izolimit, do të ndikojë në ngritjen e ndjenjës së sigurisë, duke pas
parasysh se tashmë po hyjmë në javë e tretë të luftës së pandemisë dhe
se ndjenja e pasigurisë ekonomike po ndjehet tek secili qytetar i vendit.
170 Milion Euro sa kishte me qenë kjo mbështetje mund të sigurohen
nga rezervat e shtetit, nga BERZH, Banka Botërore ose mjetet e Trustit
Pensional të Kosovës. Përzgjedhja e burimit të bëhet nga mundësia më e
shpejtë e mundshme e qasjes në fonde dhe shpërndarjes së tyre
emergjente.
 Për qytetarët e punësuar në sektorin privat, e të cilët për shkak të
masave u është pamundësuar aktiviteti ekonomik, tu paguhen pagat per
muajin Prill, në vlerë të 50% të pagës mesatare në Kosovë.
 Bizneseve që janë atakuar me këto masa, tu paguhet qiraja për tre muajt
e ardhshëm, e gjithë me qëllim që të ruajmë vendet e punës dhe
vazhdimësinë e bizneseve pas kalimit të pandemisë.

 Qeveria të siguroj buxhetin për kompenzim të veçantë të punëtorëve
shëndetësorë, Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, punëtorëve të
shërbimeve komunale vitale.
Të përfshihen edhe punëtorët e sektorit privat të shitjes me pakicë të
produkteve ushqimore, furrëtarët dhe punëtorët e farmacive me nga një
pagë ekstra në vlerë të pagës mesatare të Kosovës. Keta qytetarë i kemi
në vijën e parë të frontit dhe nevojitet përkrahja direkte materiale e
shtetit për ta.
 Reagimi i shpejtë me financa direkte është me së i domosdoshëm nëse
duam të përçojmë mesazh të qartë të sigurisë ekonomike për secilin
qytetar të vendit, si dhe të motivojmë dhe respektojmë ata qe sot i kemi
në ballë në luftë me pandeminë. Çdo intervenim i mëvonshëm edhe me
mjete më të mëdha, nuk do të ketë efektin e vet nëse nuk reagojmë sot,
se nesër mund të jetë vonë.
Gjithashtu ftojmë Qeverinë e Kosovës që të ndryshojmë vendimin për ndalim
qarkullimin në fuqi. Po del që ky orar i aplikuar po sjellë koncentrim të
lëvizjes së qytetarëve që nuk duhet të ndodhte.
Propozoj që kufizimi i qarkullimit të jetë nga ora 06:00 deri më 18:00.

KujdesPoPanikJo

Gazmend Abrashi
Deputet i Kuvendit të Kuvendit të Republikës së Kosovës