Beyonce dhe Jay Z me set fotografik në plazh (Foto)
Pa dyshim që është një nga femrat më të fuqishme dhe me ndikmin të madh në industrinë e muzikës. Ajo me të drejtë quhet edhe mbretëreshë, shkruan Indeksonline.
Derisa shumë shpejtë pritet të nis turneun “On the Run II” bashkë me bashkëshortin e saj Jay Z, çifti tashmë kanë realizuar edhe një set fotografik promovues.
Ndonëse kanë zgjedhur plazhin e Xhamajkas, ata shfaqen me rroba. Madje kanë zgjedhur vitet e tetëdhjeta për paraqitjen e tyre me stilin shumëngjyrësh./Indeksonline/