19:17 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Beyonce ndër më të pasurat në botë, bënë pazar në dyqane me ulje (Foto)

Është një nga femrat më të pasura në botë, por pavarësisht kësaj duket se atë nuk e shqetëson aspak të bëjë blerje në dyqanet të cilat ofrojnë ulje çmimesh.

Bëhet fjalë për divën e muzikës, Beyonce, pasuria e së cilës kap një vlerë marramendëse.

Këtë fundjavë ylli i muzikës, e shoqëruar nga vajza e saj, Bleu Ivy, është fotografuar në një dyqan në Los Angeles duke bërë shopping.

Por ajo çfarë vihet re, është se dyqani, nga i cili Beyonce dhe vajza e saj, kanë bërë shumë blerje kishte ulje çmimesh.

Pavarësisht pasurisë marramëndëse, duket se Beyonce nuk e ka aspak problem të blejë gjërat që ajo dëshiron të cilat ofrohen me disa dollarë më pak.

Aktualisht diva e muzikës është duke punuar për realizimin e klipit të saj të ri, i cili vjen në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Jay Z.

Temat: