22:08 / E Enjte, 13 Janar 2022 / MSH

Bilbao përmbys Atletico-n në 4 minuta dhe siguron finalen e Superkupës së Spanjës

Athletic Bilbao ka marrë një fitore dramatike kundër Athletico Madridit dhe ka siguruar një vend në finales e Superkupës së Spanjës, kundër Real Madrid.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes se luajtur sonte mbrëma në Riad.

Kanë qenë Colchoneros që kanë zhbllokuar takimin në minutën e 62-të, falë autogolit të portierit Simon, por që nuk arritën ta mbajnë avantazhin deri në fund.

Bilbao përmbysi gjithçka në hakrun e katër minutave. Në minutën e 77-të barazoi me Alvarez dhe bnë të 81-tën, Ëilliams realizoi golin e fitores.

Atletico mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga Gimenez për ndërhyrje të rrezikshme.