12:22 / E Enjte, 18 Mars 2021 / AR

Billie Eilish shënon ‘rekord’, shfaqet me flokët e reja

Këngëtarja që ka fituar shumë çmime, Billie Eilish, i ka lenë pa mend ndjekësit e saj me ndryshimin e fundit.

Ajo u shfaq me flokë bionde, duke “zhdukur” flokët jeshile, transmeton Indeksonline.

Këtë imazh e ka publikuar në llogarinë e saj në Instragram, për 78.2 milionë fansat e saj.

Flokët e reja bionde të Billiet shënojnë fundin e një epoke.

Ajo mbante flokët jeshile me të zeza që nga viti 2019, por ato ditë kanë përfunduar.

Eilishi u dha fansave një imazh të mirë, duke treguar flokët e saj të reja në Instagramin e saj, me fotografi shtesë.

“Pinch me”, shkroi ajo mbi një fotografi./Indeksonline/