10:13 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Binjaket festojnë ditëlindjen e 102-të së bashku!

S’ka gjë më të bukur sesa të jetosh 102 vite përkrah mikes tënde më të mirë.

Dhe motrat binjake identike Phyllis Jones e Irene Crump e provuan këtë kënaqësi të martën (20 nëntor) pasi festuan së bashku 102 vjetorin e lindjes.

Motrat kanë lindur në vitin 1916 me Phyllis që erdhi në jetë rreth 25 minuta më parë.

Ato kanë jetuar nën sundimin e katër mbretërve, kanë parë dy Luftërat Botërore dhe 20 kryeministra.

Për të festuar motrat dekoruan shtëpinë e tyre të përbashkët në Stourport, U.K., me tullumbace ngjyrë rozë dhe argjendi, dhe secila prej tyre kishte një tortë të bardhë.

Sekreti i rinisë sipas tyre ishte ngrënia e peshkut.

Djali i Phyllis, Carl, 59 vjeç, po planifikon të kontaktojnë Librin Guinness të Rekordeve Botërore për të bërë pjesë aty nënën dhe tezen e tij.

Në 100 vjetorin e lindjes motrat binjake morën një letër të personalizuar nga Mbretëresha Elizabeth.

/