00:03 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Biznesmeni kinez paguan BMW-në e re me 11,000 monedha [Video]

Një biznesmen në Kinë ka përdorur 11,000 dollarë në monedha si pagesë paraprake për një BMW të re.

Biznesmi thuhet se bleu BMW-në më 18 dhjetor me anë të kësaj pagese të pazakontë, duke i detyruar punëtorët për të numëruar monedha për orë të tëra, raporton Daily Mail.

Monedhat e përdorura ishin secila me vlerë pesë mao (5p) dhe ishin ruajtur nga blerësi me vite të tëra.

Nga ana tjetër, biznesmeni mund të ketë shkuar thjesht në një bankë dhe të depozitojë mijëra monedha, duke shpëtuar stafin e BMW-së nga kryerja e punës së mundimshme.

Fatmirësisht, bilanci i mbetur prej rreth 50,000 dollarësh ishte paguar në mënyrë më konvencionale. /IndeksOnline/