19:02 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Black Friday” në Prishtinë, kolona me kilometra në Veternik

“Black Friday” apo në shqip “E Premtja e Zezë” nënkupton një ditë të vitit kur çmimet bien shumë.

E për shkak të kësaj praktike, kolona të gjata ka sidomos tash në orët e mbrëmjes për në Veternik, atje ku gjenden disa qendra të mëdha tregtare.

Kjo përshkruhet mirë edhe me videon të cilët e kanë dërguar lexuesit në redaksinë e Indeksonline, ku sipas tyre kolona e veturave shkon në disa kilometra.

Ndryshe, “E Premtja e Zezë” është praktikë e re në Kosovë, e cila ka shtyrë që shumë konsumatorë të nisen drejt qendrave tregtare për të shfrytëzuar ofertat me zbritje./Indeksonline/