Blerina- Kllokoqi Rugova, disejnatorja që falë stil e bukuri për të gjithë! (Foto)
Blerina Kllokoqi- Rugova është njëra ndër disejnatoret më unike shqiptare.
Kreacionet e saj janë pëlqyer edhe nga artistë me famë botërore. Janë Rita Ora, Inva Mula, Emina Çunmulaj, Elia Zaharia, ato që jo rrallë herë kanë zgjedhur të prezantohen me veshjet e saj.
Falë punës së saj të veçantë, Blerina ka arritur që kreacione të përzgjedhura të dërgojë edhe në tapetin e kuq më të rëndësishëm të botës, atë të ndarjes së çmimeve Oscar.
Blerina, kujdeset që me disajnet e saj të shkelqejnë edhe shumë këngëtare, aktorë e artistë të shumtë, të cilët padyshim që vezullojnë kur vishen me BKR- shkruan Indeksonline.
Kllokoqi- Rugova gjatë gjithë vitit ka qenë tejet e angazhuar, andaj jo rastësisht është më e kërkuara gjithandej duke përfshirë edhe vendet e rajonit.
Më poshtë mund të shihni disa nga veshjet më të bukura që krijuar Blerina gjatë vitit 2017. /Indeksonline/