20:36 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Klajdi Haruni solli stil e emocion në ‘Këngën Magjike’

Këngëtari i talentuar shqiptar sot në spektaklin ‘E diela shqiptare’ u paraqit me këngën ‘Nuk të dua dot më shumë’, projekt me të cilin ai pretendon të futet në finalen e festivalit të njohur shqiptar.

Këngë e punuar me mjeshtëri nga Flori Mumajesi, me ritme të lehta dhe të ndjeshme, një baladë me tekst dashurie, që mori sonte vëmendjen nga të gjithë, shkruan Indeksonline.

Paraqitja e Klajdit u kompletua dhe më shumë me stilin e tij, ku ai si edhe shumë artistë të tjerë zgjodhën pikërisht dizajneren kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugovën.

Duke ia përshtatur skenografisë, këngës e karakterit të Klajdit, veshja e punuar nga Blerina, dukej e punuar kaq me dashuri e delikatesë, e mbi të gjitha unike./Indeksonline/