22:39 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Blerina Kllokoqi-Rugova, mbretëreshë e stilit dhe bukurisë (Foto)

Jemi mësuar t’i shohim kreacionet e saj në sfilata të ndryshme, evente, ekrane televizive e në fytyra të njohura shqiptare e ndërkombëtare. Por kësaj radhe nuk do të flasim për punën e saj të mrekullueshme, por për bukurinë dhe stilin e saj unik, shkruan Indeksonline.


Blerina Kllokoqi-Rugova ka befasuar me paraqitjen e saj të fundit. Veshur me një fustan bardhë e zi e me flokë ngjyrë ari, ajo po sjellë pranverë e shkëlqim.


Ndryshe kreatorja kosovare së fundmi ka sjellë edhe një risi në koleksionin e saj, por në përgjithësi në botën e modës në vendin tonë. Ajo ka bërë koleksion edhe për më të vegjlit./Indeksonline/