18:35 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Blerje të mëdha me kosto të ulët – blerjet e Marottas që fuqizuan Juventusin

Giuseppe Marotta shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si drejtor i Interit.

Në Juventus, Marotta ishte njeriu krucial i klubit në rrugëtimin drejt sukseseve të shumta.

Ndër të tjerash, ai ishte shquar për përforcime të mëdha, madje shumicën e tyre me parametra zero, transmeton IndeksOnline.

Image result for pogba marotta

Përforcimet e tij më të mëdha gjatë kohës së tij te Juventusi ishin Paul Pogba, Andrea Pirlo, Sami Khedira, Patrice Evra, të cilët kushtuan zero euro.

Tutje, ai e kishte transferuar Leo Bonuccin për 15.5 milionë euro, Arturo Vidalin 10.5 milionë euro dhe Stephan Lichtsteiner për 10 milionë euro.

Përndryshe, Marotta pritet të kalojë tek Interi pas ndeshjes së Champions Leagues ndaj PSV Eindhoven./IndeksOnline/