12:40 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Blero shpalosë detaje të reja rreth projektit të ri ‘6 copë jetë’

Këngëtari Blerim Muharremi i njohur për publikun si Blero, ka disa ditë që ka paralajmëruar se do të vijë me një projekt të ri me titull ‘6 copë jetë’, shkruan Indeksonline.

I kontaktuar nga Indeksonline, këngëtari ka zbuluar disa detaje rreth gjysmë albumit që do ta lansojë së shpejti.

“Ky gjysmë album me titull ‘6 copë jetë’ do të përfshijë gjashtë këngë të reja të pa dëgjuara më parë. Duke marrë parasysh përkushtimin e madh për punimin e këtij projektit, jam i sigurt se këto këngë do të pëlqehen nga publiku. Ky projekt pritet që sipas të gjitha gjasave të lansohet me 30 qershorë nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet. Ky gjysmë album pritet të realizohet edhe vizualisht, andaj të dielen, do të fillojnë xhirimet në Malin e Zi” : është shprehur Blero për Indeksonline.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Blero u punua në bashkëpunim me Teuta Selimin, e titulluar ‘Ske Jetë’ dhe u prit mjaft mirë nga publiku. /Indeksonline/