10:07 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / B O

Blije po ta mbajti, sa kushton Ferrari i Schumacher-it i 2003-shit?

Makina Ferrari, me të cilën Michael Schumacher shënoi pesë fitore në gara gjatë sezonit 2003 në Formula 1, do të dalë në ankand në Gjenevë, njoftoi Sotheby’s.

Shitësit thonë se Ferrari i kuq i quajtur “Chassis 229” në të cilin garoi nëntë herë kampioni i botës nga Gjermania mund të arrijë deri në 9.4 milionë dollarë.

“Ajo që është veçanërisht interesante është se kjo makinë është një nga vetëm katër me më shumë se katër fitore në historinë e Ferrarit dhe është drejtuar nga një nga drejtuesit më të aftë të gjeneratës së tij – Michael Schumacher”, tha Vincent Luzuy, ndihmës ekzekutiv i drejtorit të shitjeve të Sotheby.