15:05 / E Premte, 22 Janar 2021 / k.v

“Blindohet” ndërtesa e KQZ-së

Forca të shumta të Policisë së Kosovës po qëndrojnë pranë ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transmeton IndeksOnline.

Aty po mbahet mbledhja në të cilën do të vendoset pro ose kundër certifikimit të kandidatëve për deputetë.

Para pak çastesh, drejtori i Zyrës së partive, Yll Buleshkaj, me gjithë vendimin e KGJK-së, që ua ndalon kandidimin 47 personave të partive të ndryshme, ka rekomanduar certifikimin e të gjithë kandidatëve./IndeksOnline/