16:22 / E Enjte, 12 Maj 2022 / OSH

Blinken drejt Evropës/ Takim me ministrat e NATO-s

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken do të udhëtojë në Evropë ditën e shtunë për t’u takuar me ministrat e jashtëm të NATO-s. Lajmi u bë i ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Më 14 maj, Blinken do të udhëtojë në Berlin për të marrë pjesë në një takim jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku aleatët dhe partnerët do të diskutojnë përgjigjen e tyre të unifikuar ndaj luftës brutale të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe Samitit të ardhshëm të Liderëve në Madrid,” thuhej në deklaratën e Departamentit.

Të nesërmen ai do të takohet me krerët e BE-së në Paris, së bashku me përfaqësuesen e tregtisë së SHBA-së Katherine Tai dhe sekretaren e tregtisë, Gina Raimondo, sipas raportimit të “The Guardian”.