11:18 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / A. M.

Bllokimi i fluturimeve në Shqipëri, Gjykata jep masën e sigurisë për 3 kontrollorët

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën për tre kontrollorët e AlbControl. Për Flora Ndrecën është vendosur masa “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët “arrest në burg”.

Aeroporti i Rinasit hapet për të gjithë, por rinisin vetëm 30% e  fluturimeve - Gazeta Mapo

3 ditë më parë rreth 60 kontrollorë bojkotuan punën dhe prokuroria ka si prova disa mesazhe që tregojnë se 3 të arrestuarit kanë ndikuar mbi kontrollorët për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë.

Në bisedat e kryera të tre të arrestuarve, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët dhe bashkëpunëtorë të tij akuzohen Flora Ndreca dhe Armando Fezga.

Shqipëria mbyll fluturimet nga dhe drejt Britanisë së Madhe! - Top Channel