09:20 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bllokohet rruga Kaçanik-Hani i Elezit, ky është orari

Për shkak të disa ndërhyrjeve që do të ndërmerren, me qëllim të sigurisë në komunikacion, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të jetë e bllokuar.

Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës përmes një kumtese për media.

Rruga do të bllokohet prej orës 9:30 deri në 11:30 dhe pasdite nga ora 13:30 deri në ora 16:00.

MI ka lutur qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohë të përcaktuar./Indeksonline/