11:28 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bllokohet rruga në Runik, Vuçiq nuk kalon

Banorët e fshatit Runik të Skenderajit po kundërshtojnë vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Një numër i madh i protestuesve kanë bllokuar rrugët, derisa në këtë mënyrë ia pamundësojnë Vuçiqit vizitën në Drenicë, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ia ka ndaluar vizitën në Drenicë presidentit serb./ Indeksonline/