23:33 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

BMW 333i është modeli E30 më special ndonjëherë

Gjatë viteve të fundit kemi parë çmimet e serive të para BMW M3 duke u rritur mjaft shumë. Ato janë me të vërtetë të mira, por a ia vlen të paguash shuma të çmendura për to?

Këtu kemi një E30 që me të vërtetë është një nga më të mirat, mos më e mira: BMW 333i.

Ekzistojnë tri arsye për këtë: është shumë e rrallë, është shumë e pazakontë dhe është shumë e veçantë për ta vozitur, shkruan IndeksOnline.

Ndonëse është ndërtuar në Gjermani, 333i është një “fëmijë” i Afrikës së Jugut. Nëse kthehemi mbrapa në vitet ’80 , E30 3 Serie ishte shitur mjaft shumë në atë vend, siç bëri kudo, por ata nuk morën më të miren.

Pra, ‘BMW Afrika e Jugut’ vendosi të bënte të veten, duke përdorur metodën më të vjetër të mundshme: ata vendosën në linja motorë 3,2 litra nga 733i dhe BMW të tjera të mëdha.

Historia e makinës shpjegohet mjaft mirë në këtë video nga SentiMETAL, dhe ia vlen ta shikoni.

333i pra është një makinë muskulore bavareze, e cila është e pajisur me një motor të një makine me madhësi të në një makine të ngjashme por më të vogël.

Poashtu, 333i është edhe më e veçantë: vetëm 200 sosh janë ndërtuar ndonjëherë. E drejtë të thuhet se kjo E30 është speciale.

Më poshtë mund të shikoni disa fotografi të një 333i. /IndeksOnline/