14:37 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

BMW 530e Performance, makina me ngarkim wireless [Video]

Drejtuesi i BMW 530e mund të karikojë automjetin e tij pa kabllo vetëm duke e parkuar saktë në një hapësirë të caktuar veturën.

Nga një “pllakë” e vendosur në tokë, vetura do të nisë të karikojë bateritë automatikisht.

Bateria 9.4 kWh mund të karikohet plotësisht për vetëm 3.5 orë.

Akoma nuk dihet çmimi për versionin e karikimit wireless ndërkohë ky model pritet të prezantohet vitin e ardhshëm.