18:35 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

BMW E30 M3, makina më e shpejtë në akull

Gjithçka fillon me një BMW E30 M3, makinën më të shpejtë në akull, njëkohësisht një nga makinat ikonë të historisë së markës.

Çdokush që ka vozitur ndonjëherë në dëborë, madje me gomat më të mira të dimrit, e di që të mbash makinën drejt është një sfidë e vërtetë. Prandaj ky rekord shpejtësie fiton vëmendjen tonë në mënyrë të veçantë.

Gjatë Javës së Shpejtësisë në Suedi, skuadra Buldre Racing theu rekordin botëror në akull me një shpejtësi mesatare 340 km/h. Shpejtësia maksimale që arrin kjo makinë është 346.8 km/h.

Le ti hedhim një sy kësaj BMW E30 M3 që arrin këtë shpejtësi të mrekullueshme.

Motori me katër cilindra i modifikuar e shndërron atë në një legjendë. Shumë entuziastë mund të thonë se një BMW e duhur duhet të ketë gjashtë cilindra në një vijë. Skuadra Buldre me siguri mendon të njëjtën gjë.

Por makina në fjalë nuk mban një motor BMW. Ajo mban motorin Toyota 2JZ, e modifikuar për të prodhuar 1,300 kuaj fuqi.

Makina që mbante më parë këtë rekord ishte Audi B5 S4 Avant. Makina kishte rekordin prej 325 km/h, 15 km/h më pak se BMW.