08:48 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

BMW-ja bie nga kati i tretë mbi një makinë tjetër, të dy shoferët shpëtojnë për mrekulli

Mund të konsiderohet dy prej personave më me fat në botë, dy shoferë në Los Anxhelos, pasi makina e njërit ra nga kati i tretë i një parkimi mbi tjetrën, por të dy mbijetuan për mrekulli.

Shoferi i makinës tip BMW X3 ishte duke parkuar kur doli nga perimetri i sigurisë, u përmbys në ajër dhe ra mbi një tjetër SUV, tip Nissan. Fotot dramatike tregojnë njollat e gjakut pranë dy makinave, por vetëm shoferi i BMW-së shkoi në spital me lëndime të lehta. Ndërsa shoferja e Nissan-it, bashkë me dy qentë e saj, nuk u lëndua fare.

Mbetet ende e paqartë se si makina ka arritur të kalojë barrierën e sigurisë, prej betoni, por dëshmitarët që panë ngjarjen thanë se kishte ndodhur si në filma. Ndërsa një grua tha se nga zhurma kishte menduar se kishte rënë tërmet.